Mino Raiola foli publikisht për largimin e Paul Pogba nga ekipi i Manchester United. Ai theksoi se kampioni i botës do të largohet nga “Djajtë e kuq”, aty ku ka humbur dhe vendin e titullarit.
Christian Falk i Bild Sport bën me dije se Mino Raiola foli publikisht i detyruar nga Pogba. Lojtari i ka kërkuar agjentit të tij që t’i gjej një ekip tjetër dhe italiani doli hapur.
Presioni tashmë është mbi Raiolan, pasi në rast se nuk ndryshon skuadër dhe Raiola nuk i gjen klubin e duhur, Pogba mund të prishë marrëdhëniet me agjentin. Ai mund të largohet për të punuar me një tjetër përfaqësues.
The TRUE ✅ background why Mino Raiola is now speaking publicly in an interview about the farewell of @paulpogba from @ManUtd. The agent now has pressure from Pogba and has to find a new club. Otherwise he could lose his client pic.twitter.com/Fxp74LlMsx
— Christian Falk (@cfbayern) December 11, 2020