Deklaratë qesharake nga trajneri i Wilder, ja pse shpërtheu boksieri amerikan pas meçit mbrëmë!

“Bisha” Tyson Fury është kampioni i ri i WBC në kategorinë e rëndë në boks.

Pas një paraqitje të jashtëzakonshme, ‘Gypsy King’ ka arritur të mposht Deontay Wilder në mëngjesin e sotëm.

Britaniku fitoi me anë të nokautit teknik në raundin e shtatë.

Wilder ka shpërthyer pas hedhjes së peshqirit nga ana e trajnerit të tij, duke i kërkuar arsyetime.

“Pse e bëre atë? Pse?”, dëgjohej Wilder duke bërtitur.

Trajneri i Wilder, Jay Deas, deklaroi që peshqirin e hodhi trajneri tjetër, Mark Breland.

“Mark Breland (trajner i Wilder) hodhi peshqirin, nuk mendoj se duhet ta kishte bërë. Deontay nuk e dëshiroi këtë, ai është një goditës i frikshëm dhe ai gjithmonë ka një goditje për të dhënë, një goditje të madhe që kthen gjërat” ka thënë Deas.

“Deontay po bën mirë, ai do të kthehet edhe më mirë. Por, urime për Tyson dhe skuadrën e tij”.

“Jo gjithmonë kryetrajneri merr vendimet. Unë dëgjova Mark tek fliste për të hedhur peshqirin dhe i thash të mos e bënte. Meçi vazhdoi edhe pak dhe pastaj pash peshqirin në ring. Nuk kam parë Mark të flas për këtë, por do të flasim”, ka shtuar ndër të tjerash kryetrajneri i Wilder.

Pas ndeshjes ndodhi një episod shumë interesant.

Gjatë përqafimit të boksierëve, Fury “shijoi” gjakun e Wilder.

Më poshtë pamjet që janë shpërndarë gjithandej në Twitter.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *