Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka folur pas eliminimit të turpshëm nga Europa për ekipin zikaltër. Numri një i klubit ka dhënë mbështetjen e tij për trajnerin aktual të klubit që drejton.
“Ne kemi patur vështirësi dhe e kemi përjetuar keq. Ky eliminim nuk do të thotë se do të ndikojë te objektivat e sezonit tonë.
“Së bashku, ne kemi vendosur që të përballemi me këtë moment negativ me kurajo dhe përkushtim. Qëllimi im nuk ndryshon dhe do të luftojmë për të bërë më të mirën për Interin. Së bashku”, – tha ai për Tuttosport.