Shakhtar tallet keq me Interin

Interi u eliminua nga Evropa duke barazuar pa gola 0-0 ndaj Shahktar në Milano. Zikaltërit nuk arritën dot që të kalonin as në Europa League, pasi u renditën në vendin e fundit. Gjatë ndeshjes së mesjavës në Champions League kishte edhe një episod me Lukakun që shpëtoi portën e Shakhtar në minutën e 89-të.

Sanchez gjuajti me kokë dhe topi po shkonte drejt portës, por sulmuesi i Interit në mënyrë të pavullnetshme ndali goditjen. Për këtë rast, Shahktar është tallur me Interin në rrjetet sociale duke e komentuar se Lukaku i shpëtoi nga goli në minutën e 89-të.

“Romelu Lukaku na shpëtoi në minutën e 89-të në ndeshjen Inter-Shahktar”, shkruan klubi ukrainas në postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *