Të gjitha ekipet të cilat kaluan fazën e grupeve të Europa League

Sot u luajt xhiro e gjashtë dhe e fundit e fazës së grupeve të Europa League.

Shumë befasi dhe rikthime, disa nga ekipet bënë të pamundurën për tu kualifikuar në fazën tjetër, disa nuk kishin fatin e njejtë.

Ju sjellim të gjitha ekipet që arritën të kalojnë fazën e grupeve.

Grupi A, Roma dhe Young Boys, ky grup pati dramë deri në sekondat e fundit, pasi që u mendua se CFR Cluj do të befasonin Young Boys, por kta të fundit arritën fitore me rikthim në minutat e fundit.

Grupi B, Arsenal dhe Molde, kanë avancuar tutje bindshëm.

Grupi C, Bayer Leverkusen dhe Slavia Prague, kaluan fazën e grupeve.

Grupi D, Rangers dhe Benfica, aktualisht ekipi i Steven Gerrard është skuadra e vetme në Evropë që nuk ka pësuar humbje në të gjitha garat.

Grupi E, PSV Eindhoven dhe Granada, kanë avancuar tutje.

Grupi F, Napoli dhe Real Sociedad, ky grup ishte protagonist i ngjarjeve dramatike, pasi që Real Sociedad deri në fund ishte duke humbur dhe llogaritej se nuk do të avanconte tutje, por spanjollët realizuan në minutën e fundit dhe u kualifikuan.

Grupi G, Leicester dhe Braga, pa probleme për të dyja skuadrat, ato kanë avancuar tutje.

Grupi H, Milan dhe Lile, italianët gjendeshin në vendin e dytë, por pas serisë pozitive ata janë lider të Grupit H.

Grupi I, Villareal dhe Maccabi Tel Aviv, vazhdojnë tutje.

Grupi J, Tottenham dhe Antwerp, londinezët ishin në pozitën e dytë, por me fitoren e fundit ndaj Antwerp ata blinduan pozitën e parë.

Grupi K, Dinamo Zagreb dhe Wolfsberger AC, kroatët patën paraqitje të mira ku edhe janë lider në këtë grup, Lirim Kastrati asistoi sot golin e dytë për ta, këto skuadra shkojnë tutje.

Grupi L, Hoffenheim dhe Crvena zvezda, kanë siguruar kalimin tutje.Ndërsa këto janë skuadrat që kanë siguruar kalimin tutje në Europa League duke pësuar rënie nga Liga e Kampionëve.Manchester United, Ajax, Club Brugge, Olympiakos, Dinamo Kiyev, FC Krasnodar, Red Bull Salzburg, Shakhtar Donetsk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *