Fury sërish kampion bote, pas triumfit sensacional ndaj Wilderit

Tyson Fury është shpallur kampion i botës në kategorinë e rëndë të boksit për herë të dytë në karrierë, pasi e rrahu Deontay Wilderin në një meç drithërues të shtunën në Las Vegas.

Fury e rrëzoi në dysheme kundërshtarin e vet amerikan dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i Wilderit ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin, raporton Gazeta Express.

Boksieri britanik ishte tejet dominues dhe e fitoi çdo rund me një paraqitje të mrekullueshme në rimeçin e tij me amerikanin e pamposhtur në të kaluarën.

Fury dhe Wilder u patën ndarë baras në meçin e parë mes vete dhe britaniku tani mbetet i pamposhtur duke e fituar titullin në WB

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *