Janë publikuar rrogat e trajnerëve të Serie A, ndërsa shohim emra të njohur në listë, nuk mungojnë as befasitë.
Trajneri më i paguar në Serie A, është Antonio Conte, rroga e italianit kap vlerën 12 milionë euro në vit.
Kjo është interesante sepse e bën faktin që Conte, paguhet pesë fish më shumë se përcjellësi i dytë, Paolo Fonseca.
Fonseca paguhet 2.5 milionë euro në vit, dhe ndjeket nga Gian Piero Gasperini me 2.2 milionë euro në vit.
Katërshen e parë e përmbyll, trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, i cili paguhet 2 milionë euro në vit.
Ajo çka la përshtypje është renditja e trajnerit të Juventus, Andrea Pirlo, i cili zë vendin e shtatë me 1.8 milionë euro.
Trajneri me pagën më të vogël në fakt nuk bënë pjesë në ekipet e promovuara nga Serie B, çuditërisht trajneri i Udinese, Luca Gotti, ka rrogën më të vogël nga të gjithë me 600 mijë euro në vit.