Braziliani Robinho është dënuar me 9 vite burg, pasi Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë në vitin 2017.
Ish-sulmuesi brazilian i Realit të Madridit, është dënuar pas përdhunimit në grup me një shqiptare 22-vjeçare në kohën kur u aktivizonte me Milanin në vitin 2013.
Robinho aktualisht është 33 vjeç dhe luante me Atletico Miniero por më pas ai prishi kontratën me skuadrën braziliane. /Zeri.info