Gjimshiti me Atalantën eliminojnë Ajaxin, kualifikohen tutje

Atalanta ka marr një fitore të madhe ndaj Ajaxit me rezultat 1-0 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Vendi i parë në këtë grup ishte rezervuar nga Liverpooli, ndërsa këto dy skuadra luftonin për vendin e dytë.

Ajaxi edhe pse kishte një pikë më pak luante vendas dhe shihej më i avantazhuar, por Atalanta me stil mori fitoren.

Rastin e parë e kishte Atalanta në minutën e 20-të, ku Marten de Roon mori një pasim nga Duvan Zapata, por nuk arriti të shënojë.

Pjesa e dytë ishte më e gjallë dhe me m shumë raste.

Ajaxi provoi me Klaas-Jan Huntelaar dhe Davy Klaassen, por nuk arriti të shënojë.

Holandezët mbetën me një lojtar më pak, pasi Ryan Gravenberch pas dy kartonëve të verdhë, u ndëshkua me të kuqin.

Në minutën e 85-të u shënua goli i fitores për Atalantan. Luis Muriel mori nj pasim nga Remo Freuler dhe e ktheu në gol për 1-0.

Deri në fund nuk kishte më raste dhe italianët për herë të dytë me radhë kalojnë në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *