Serie-A dënon dy drejtorët e Juventusit

Carlo Pinsoglio, portier i Juventusit dhe drejtorët e këtij klubi, Fabio Paratici dhe Pavel Nedved janë pezulluar nga Komisioni Diciplinor i Serie-A për fyerjen e gjyqtarit gjatë derbit me Torinon.

Komisioni Disiplinor e mori vendimin sot bazuar në raportin nga gjyqtari dhe zyrtari i katërt pas fitores 2-1 të “Bianconerëve”.

Pinsoglio ishte në stol kur u ndëshkua për fyerje të gjyqtarit pasi Juve kaloi në avantazh, përcjell KosovaPress.

Është raportuar se portieri i tretë kishte thënë: ‘Vazhdoni, mos e lejoni edhe këtë.’ Si rezultat i kësaj ai është pezulluar për një ndeshje.

Ekziston gjithashtu një ndëshkim për drejtorët Nedved dhe Paratici, pasi ata bënë fyerje ndaj gjyqtarit nga tribunat në mënyrë të përsëritur dhe për disa minuta.

Nedved pezullohet deri më 21 dhjetor dhe gjobitet me 10,000 euro, ndërsa Paratici pezullohet deri më 14 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *