Kosova ka mësuar sot kundërshtarët për eliminatoret për kampionatin botëror “Katar 2022”.
Fati deshi që Kosova në këto kualifikime të përfshihet në Grupin B. Në fakt, De Rossi e tërhoqi Kosovën për në Grupin 1, por për shkak se në atë grup bënte pjesë Serbia, FIFA paraprakisht e kishte paralajmëruar se do të shmangte një përballje të tillë dhe kësisoj Kosova u zhvendos në Grupin B.
Kosova do të jetë në grup me: Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
Mediet serbe kanë shkruar se UEFA parandaloi një skandal të madh.
“Një moment i vështirë ndodhi gjatë shortit në Cyrih. E ashtuquajtura përfaqësuesja e Kosovës u tërhoq e para nga kapelja e pestë dhe supozohej të binte në Grupin A me Serbinë, Portugalinë, Irlandën dhe Luksemburgun.
Sidoqoftë, UEFA ndaloi që një mundësi e tillë të ndodhte, kështu që ekipi kombëtar që UEFA e njeh si “Kosova” shkoi në Grupin B, ku do të luajë me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. interesante që vetëm Suedia nga ky grup e njohu Kosovën si një shtet të pavarur”, ka shkruar portali serb “kurim”.