Shqipëria përballë Anglisë dhe Polonisë, Duka “skanon” eliminatoret e Botërorit 2022!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar pas shortit të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” që njohu Shqipërinë me kundërshtarët në këtë aventurë të re.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Presidenti i FSHF-së pranon se shorti na ka vënë në një grup të vështirë, por ai beson se kombëtarja kuqezi do të bëjë maksimumin në çdo ndeshje dhe nuk duhet të bëjë asnjë hap fals.

Sipas tij, objektivi i përfaqësueses shqiptare duhet të jetë vendi i tretë, por ai thekson se të gjithë mundës të besojmë se mund të shkojmë në zonën play-off.

“Grupi i Botërorit, është një grup i vështirë. Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino do të jenë skuadrat tona kundërshtare. Do të ishte e bukur një fitore në ‘Wembley’. Tek të tjerat duhet të bëjmë maksimumin.

Na duhet që të sfidojmë Poloninë dhe Hungarinë brenda dhe jashtë. Të mos bëjmë asnjë hap fals me Andorrën dhe San Marinon. Objektivi real është vendi i tretë.

Por hap pas hapi s’duhet të mos mendojmë play-off-in. Gjithmonë me objektivin për të patur një skuadër, që synon kualifikimin në Euro 2024”, – thotë Presidenti Duka në reagimin e tij pas shortit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *