Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar grupin për kualifikimet e botërorit “Katar 2022”. Kosova do të jetë në grupin B.
Shorti u hodh pak minuta më parë por fati i Kosovës nuk ishte grupi B fillimisht, pasi duart e legjendës italiane, Daniele De Rossi, Kosovën e vendosen në grupin A.
Për gjasat e Kosovës ka folur edhe ish kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana në një lidhje direkte me SuperSport.
“Spanja super favorite, Suedia historikisht është prezente, do të bëhet shumë vështirë për të vendet e para, Kosova kam shpresa që ta lë poshtë Gjeorgjinë dhe ka treguar se me Greqinë mund të ballafaqohet, ka për një sezon për tu harruar, por mund të themi se nuk është e pamundur që t’i lë dy kundërshtarë poshtë saj”, ka deklaruar Cana.
Kundërshtarët e Kosovës në grupin B janë: Spanjë, Suedi, Greqi, Gjeorgji, KOSOVË.
Eliminatoret do të startojnë më 24 dhe 25 mars të vitit të ardhshëm dhe do të përfundojnë më 14-16 nëntor të të njëjtit vit, ndërsa e para e çdo grupi do të marrë një biletë direkt për në “Katar 2022” dhe e dyta e çdo grupi do të luajë një fazë shtesë Play Off-i në mars të 2022-shit.