Barcelona është mposhtur në udhëtim te Cadizi me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së 12-të në La Liga.
Ekipi i Ronald Koeman nuk ka arritur të vazhdojë formën e mirë pasi janë befasuar nga Cadizi, duke pësuar humbje.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë nga Barcelona dhe raste më të shpeshta, por vetëm vendasit gjeten golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e tetë dhe ishte Alvaro Gimenez, i cili shënoi nga afërsia për 1-0.
Në pjesën e dytë, Barcelona e rriti nivelin e lojës në kërkim të golit dhe rikthimit të rezultatin, por edhe pse e gjeti golin e barazimit, e pranuan edhe një gol më vonë dhe humbën ndeshjen.
Goli i Barcelonës erdhi në minutën e 57-të dhe ishte Pedro Alcala që shënoi autogol për barazimin 1-1, ndërsa Alvaro Negredo (63’) vulosi fitoren e Cadizit 2-1.
Pas kësaj humbje, Barcelona e sheh veten në pozitën e shtatë me 14 pikë, ndërsa Cadizi renditet i pesti me 18 pikë.
Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin Levanten, ndërsa Cadizi udhëton te Celta Vigo.
#Barcelona own goal vs #Cadiz #CadizBarca pic.twitter.com/bEg27F5PxE
— Barça World (@BarcaWorldEn) December 5, 2020
#Barcelona Equaliser vs #Cadiz #CadizBarca pic.twitter.com/905gypSoZf
— Barça World (@BarcaWorldEn) December 5, 2020
#Cadiz 2nd Goal vs #Barcelona #CadizBarca pic.twitter.com/6dsXZML4Te
— Barça World (@BarcaWorldEn) December 5, 2020