Pozicioni i Ole Gunnar Solskjaer në krye të Manchester United është gjithnjë në rrezik, duke pasur parasysh rezultatet e fundit (vendi i 9-të në Premier League dhe kualifikimi për fazat e eliminimit të Ligës së Kampionëve në dyshim).
Trajneri i lindur në Norvegji, sipas “Bild” është afër shkarkimit deri në pikën që menaxhmenti i “Djajve të Kuq” ka gjetur tashmë një zëvendësues: gjermanin Thomas Tuchel, trajneri aktual i PSG.
Përveç kësaj, rreth “Old Trafford” ka zëra edhe për përforcime të tjera. Sipas “Manchester Evening News”, emri i nxehtë mbetet ai i francezit Ousmane Dembelé, sulmuesit të Barcelonës.
Agjentët e lojtarit tashmë janë kontaktuar për të kuptuar nëse ka vend për negociata të mundshme.