Edhe sot ndeshje interesante në Superligë

Java e 16-të në Superligën e Kosovës vazhdon me dy ndeshje tejet interesante, të cilat do të zhvillohen sot.

Gjilani do të udhëtojë drejt Mitrovicës për t’u përballur ndaj Trepçës ’89.

Fitorja e fundit e gjilanasve përballë “Minatorëve”, ishte ajo e 21 marsit të vitit 2018, kur triumfuan në shtëpi me rezultat 2-0.

Një tjetër takim interesant pritet të zhvillohet këtë të shtunë, teksa në stadiumin e Flamurtarit në kryeqytet ekipi i Arbërisë e pret atë të Drenicës.

Të dy skuadrat kanë nevojë jetike për pikë, në mënyrë që të ‘dimërojnë’ sa më të qetë.

Të dy takimet fillojnë nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *