Befason Arta Nitaj: Në klubet e Dubait më së shumti takova shqiptarë

Arta Nitaj së fundmi është përmendur goxha shumë në medie për shkak të vizitave të shpeshta në Dubai.

Rreth qëndrimit të prezantueses atje u thanë shumë gjëra, e mes tyre edhe se ka nisur punë në një klub nate.

Arta për RTV Dukagjini tregoi se për punën në klub nuk është aspak e vërtetë por kishte dalë për qejf, e sa i përket qëndrimit atje kishte shkuar për t’u zhvendosur e për të nisur jetën për një kohë.

“Në ato klube për të cilën kanë shkruar, kam takuar më së shumti shqiptarë”, deklaroi ajo.

Gjatë asaj kohe, Nitaj kishte menduar të nis garat për bodybuilding që do të mbaheshin në nëntor të këtij viti, por që pas një vizite të shkurtër në Kosovë nuk arriti të kthehej atje për shkak të pandemisë e të vazhdonte me konkursin.

Nuk ka lënë as pa përmendur lajmet për fotografitë eksplicite, për të cilën u shpreh sërish se nuk janë të saj, e kjo më pas ishte verifikuar që i përkasin një pornostareje ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *