Messi te PSG? Ja si përgjigjet presidenti i skuadrës franceze

Nasser Al-Khelaifi, foli në emisionin radio Touche Pas a Mon Poste, duke dribluar përgjigjen në lidhje me një të ardhme të Lionel Messit në klubin francez.

“Messi është një lojtar i Barcelonës. Unë nuk preferoj të flasim për këtë”.

Kujtojmë që ditët e fundit Neymar ka zbuluar dëshirën e tij për t’u rikthyer për të luajtur me argjentinasin, kontrata e të cilit me Barcelona skadon në 2021 dhe thashethemet tani e çojnë gjithnjë e më larg nga Katalonia.

Lionel Messi, sakaq, nuk ka vendosur ende mbi rinovimin ose jo.

Në fakt, zgjedhjet presidenciale që zhvillohen në 23 janar shohin Laportan kandidat kryesor dhe ndoshta me të në krye situata mund të ndryshojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *