Kur ka mbetur edhe 1 ndeshje për t’u luajtur nga mbylla e fazës së grupeve, Barcelona është skuadra e vetme që ka arritur të marrë pikët e plota në 5 takimet e zhvilluara.
Katalanasit mposhtën mbrëmjen e sotme Ferencvaroshin me rezultatin 0-3 në këtë xhiro të 5-të, duke vijuar kështu ecurinë fantastike në Champions dhe duke u bërë ekipi i vetëm me bilanc 100 % pozitiv në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet në Europë.
Ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Barcelona do e luajë në shtëpi kundër Juventusit.