Pamjet e dhomës ku vdiq Maradona

Diego Armando Maradona vdiq ditë më parë në moshën 60 vjeçare pas një sulmi në zemer.

Tashmë janë publikuar disa pamje nga dhoma ku legjenda po trajtohej, e ku po ashtu ndërroj jetë.

Ajo çka shihet në foto ngjallë shumë dyshimë që Maradona nuk ka pasur kujdesin që i duhej.

Ai ka qëndruar në një dhomë më me një shtrat për dy veta, një kondicioner, një tualet të lëvizshëm dhe një televizor 32 inch
.
Në shtëpi nuk kishte një dhomë të posaçme për infermier, madje thuhet se ai natën e kalonte i vetëm.

Këto skena kanë ngjallur dyshime të mëdha, prandaj prokuroria po vazhdon hetimet për vdekjen e tij pasi po konsiderohet si ‘vdekje në neglizhencë’.

Sipas prokurorit, nëse kujdesi ndaj argjentinasit do të ishte më i mirë atëherë vdekja e tij do të ishte shtyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *