LeBron James dhe Los Angeles Lakers janë pajtuar për zgjatjen e marrëveshjes edhe për dy sezone të tjera, e cila do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2023.
James, i cili ia fitoi Lakers titullin e parë në NBA pas një dekade, është shpërblyer me marrëveshje të re e vlefshme 85 milionë dollarë, transmeton Gazeta Express.
Kjo marrëveshje do ta zgjasë epokën e James në Lakers në pesë sezone, më gjatë se periudhat e tij në Miami Heat apo Cleveland Cavaliers.
Lakers janë përsëri favoritë për ta fituar titullin në NBA me James në skuadër.
James është basketbollisti i vetëm që i ka fituar MVP në finale me tri ekipe të ndryshme dhe i ka katër tituj kampioni në CV.