Lëndimi i Handerson më i rënd se që pritej, ja sa do të mungoj

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka konfirmuar se mesfushori dhe kapiteni Jorgan Henderson do të jetë jashtë fushës së lojës për tri javë, shkaku i një lëndimi muskulor.

Mesfushori anglez i bëri disa teste mjekësore pas përballjes së Liverpoolit me Atletico Madridit në mesjavë në ndeshjen e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, që përfundoi me fitore 1:0 për madrilenët, transmeton Gazeta Express.

“Mund të kishte qenë edhe më keq. Ishte lëndim muskulor, por nuk është edhe aq keq. Ai do të jetë jashtë skuadrës për tri javë ose diçka e tillë. Nuk është një gjë e mirë, por ne prapëseprapë besojmë se ishim me fat në këtë rast”, ka thënë Klopp.

Henderson i ka bërë gjithsej 34 paraqitje për Liverpoolin këtë sezon dhe ka kontribuar në to me tri gola dhe gjashtë asiste.

Kapiteni i Liverpooli u zëvendësua afër fundit të ndeshjes të Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, pasi e pësoi këtë lëndim muskulor.

James Milner e zëvendësoi bashkëlojtarin e tij pas 80 minutave lojë, duke e lënë tani trajnerin Jurgen Klopp të mos jetë i sigurt nëse do t’i kthehet kapiteni në kohë për ndeshjen kthyese më 11 mars.

Kloppi do të shpresojë që Liverpooli ta rinisë ecurinë e fitoreve të hënën, kur Reds do ta vazhdojnë garën në Premierligë me ndeshjen në Anfield kundër West Hamit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *