Mërgim Berisha ishte realizator i dy golave në fitoren shumë të rëndësishme të Salzburg te Lokomotiva e Moskës, në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi nga Kosova shënoi gjatë pjesës së parë, gola që ndihmuan Salzburgun, për fitoren 1:3 në fund.
Këto gola dhe paraqitja e mirë, bën që Berisha të jetë lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje.
Berisha këtë sezon në Ligën e Kampionëve numëron katër gola.
Notat e lojtarëve: