L.K: Berisha shënon dy gola në fitoren e rëndësishme të Salzburg

Salzburg ka shënuar fitore 3:1 në udhëtim te Lokomotiva e Moskës, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve.

Fitorja e skuadrës austriake erdhi falë paraqitjes së mirë të sulmuesit nga Kosova, Mërgim Berisha, që shënoi dy herë gjatë pjesës së parë.

22 vjeçari shënoi në minutat 28’ dhe 41’.

Vendasit dhanë reagimin e parë, kur ngushtuan epërsinë përmes Anton Miranchuk, që shënoi në minutën e 79’, nga penalltia.

Por, një përgjigje e Salzburg erdhi menjëherë pas dy minutash, kur Karim Adeyemi shënoi për 1:3.

Pas kësaj fitore, Salzburg numëron katër pikë, duke u renditur në vendin e tretë në grup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *