Sulmuesi i ri i Barcelonës turpërohet gjatë prezantimit në Camp Nou

Sulmuesi i ri i Barcelonës, Martin Braithwaite, nuk arriti t’i bindë tifozët e klubit katalonas për talentin e tij gjatë prezantimit në Camp Nou të enjten, pasi që i gaboi disa trike.

Barcelona më në fund e transferoi të enjten edhe zyrtarisht përforcimin e shumëpritur në sulm, Martin Christensen Braithwaite, si zëvendësues të të lënduarit, Ousmane Dembele, transmeton Gazeta Express.

Braithwaite nënshkroi kontratë katërvjeçare plus pjesën e mbetur të këtij sezoni me klubin katalonas.

Për t’i siguruar shërbimet e tij, Barça ia pagoi18 milionë euro Leganesit, aq sa ishte shuma e klauzolës së lirimit të tij. Ai do ta ketë një klauzolë në kontratën e tij me Barcelonën që vlerë 300 milionë euro.

Pas një konferencë për shtyp ku folën ai, presidenti i Barcelonës dhe drejtori sportiv, 28-vjeçari doli në fushën e stadiumit Camp Nou, që ishte e zbrazur për t’i treguar aftësitë e veta. Mirëpo, ai s’arriti t’i bindte tifozët.

“Jam shumë i emocionuar që gjendem këtu, është ëndërr e bërë realitet. Të gjithë që luajnë futboll, ëndërrojnë që një ditë të luajnë për Barçën dhe ja ku jam. Dua të fitoj shumë trofe”, u shpreh Braithwaite.

“Jam lojtar teknik, gjithashtu fizik, i fortë dhe mund të them se karakterisitka apo pika imë më e fortë është se jam i mençur. Jam golashënues dhe shpresoj të shënoj shumë gola”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *