Wolverhampton Wanderers ka lëshuar një komunikatë për media lidhur me rastin e përplasjes së David Luiz me Raul Jimenez, që dërgoi meksikanin pa vetëdije në spital.
Jimenez pati një përplasje kokë me kokë me mbrojtësin e Arsenalit, David Luiz, dhe dukej se situata ishte e rëndë për sulmuesin i cili mbeti i shtrirë pa ndjenja.
Ai tani është me familjen e tij në spital, ku do të mbetet edhe për disa ditë.
Wolves përmes një komunikate në uebfaqen e klubit, konfirmon se Jimenez është mirë.
“Rauli është mirë pas operacionit të mbrëmshëm që pati në Londër”, u tha në komunikatën e klubit.
Kapiteni i Wolves, Connor Coady, tha për “Sky Sport”: “Shpresojmë që edhe Luiz të jetë mirë, por Rauli pati një përplasje të madhe. Ai ishte i pavetëdijshëm, por tani në spital është zgjuar dhe po merr frymë. Gjëja më e rëndësishme është të jetë mirë sepse lëndimi dukej tepër serioz”.