Skuadra vendase ishte më e mirë dhe me plotë meritë arkëtoi pikët e plota.
Lorenzo Insigne zhbllokoi shifrat pas një super goli nga gjuajtja e lirë dhe pastaj nderojë Diego Maradonën duke festuar me fanellën e tij (31′).
Gjatë pjesës së dytë, Napoli realizoi prapë tri herë për të siguruar fitoren.
Fabian Ruiz dyfishoi shifrat (65′), kurse Dries Mertens trefishoi shifrat (85′), derisa fitoren e vulosi Politano (87’).
Pas kësaj fitore, Napoli ngritët në pozitën e pestë me 17 pikë, kurse Roma një pozitë më poshtë me pikë të barabarta.