Manchester Unitedi ka vendosur rekord të ri në Premierligë me fitoren ndaj Southamptonit.
“Djajtë e Kuq” ishin duke humbur me rezultat 2 – 0, por inkuadrimi i Edinson Cavanit ndryshoi gjithçka, transmeton lajmi.net.
Uruguaiani realizoi dygolësh dhe asistojë të njëri për t’i ndihmuar gjigantit anglez të arkëtojnë pikët e plota.
Sidoqoftë, me fitoren ndaj Southampton, Unitedi ka fituar tetë ndeshjet e fundit si mysafirë.
Ky rekord nuk ishte arritur asnjëherë qysh nga viti 1993.