Infermierja me deklaratë kundërthënëse për Maradonën

Ata kritikonin emergjencën dhe trajtimin mjekësor që iu dha 60-vjeçarit dhe pretenduan se, nëse do të kishte trajtim të shpejtë, atij do t’i shpëtohej jeta.

Tani, thuhet se edhe infermierja që kujdesej në turnin e natës, ka pranuar se ka gënjyer që ka bërë kontroll rutinë ditën e vdekjes, ku deklaronte se Maradona ishte në gjendje të qëndrueshme dhe kishte frymëmarrje normale në 6:30 të mëngjesit.

Ajo tha se e kishte dëgjuar Maradonën duke hyrë në tualet në orën 7:30, por nuk u fut në dhomë që mos ta shqetësonte. Hetuesit dyshojnë se ajo nuk ka hyrë gjatë natës për kontroll dhe ka gënjyer në raportin e saj. Sipas “The Mirror”, hetuesit thanë: ”Infermierja deklaroi se ajo ka kontrolluar shenjat jetësore të tij, por ajo në fakt e ka lënë atë të pushojë”, thuhet në raportin hetimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *