Raul Jimenez është lënduar rëndë në ndeshjen që Ëolves po e zhvillon me Arsenalin.
Ai, në minutën e pestë të ndeshjes, u përplas me mbrojtësin e Arsenalit, David Luiz, duke rënë në tokë pa ndjenja.
U deshën disa minuta që mjekët në fushë ta stabilizonin gjendjen e lojtarit që pati edhe gjakderdhje, për ta larguar me urgjencë nga fusha.
Nuk dihet shumë për gjendjen e lojtarit, por e rëndësishme është se ai tashmë është jashtë rrezikut për jetë.