Valon Berisha mungoi në ndeshjen e sotme mes Lyonit dhe Reimsit.
Lyoni ishte nikoqir i Reimsit në ndeshjen e sotme në Ligën 1, ku vendasit fituan me rezultat 3:0, shkruan “Zeri.info”.
Futbollisti i Kosovës, Berisha mungoi në këtë sfidë, derisa nuk ishte as i ftuar.
Mediat në Francë tashmë e kanë mësuar arsyen e mungesës së Berishës.
Sipas tyre, Berisha ka rezultuar pozitiv me COVID-19 andaj nuk është ftuar për ndeshjen e sotme.
Ndryshe, në këtë sfidë, u paraqit ylli tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli, por vetëm nga minuta e 55-të.