Florian Marku bën hapin e madh në karrierë

Florian Marku ka synime të mëdha në karrierën e boksit. Fitoret e kanë përndjekur në këtë sport, teksa vetëm afërsisht një muaj më parë, 28-vjeçari nga Lushnja ka mposhtur në Britaninë e Madhe kundërshtarin e tij, Muma Mweemba.

Por Marku ka si qëllim të lartësojë sa më shumë emrin e tij në arenën ndërkombëtare dhe për këtë padyshim që i nevojitet një menaxhim i duhur.
Një lajm i mirë ka ardhur sot për të, teksa është bërë pjesë e boksierëve që ka nën menaxhim një nga më të mirët në këtë fushë, Eddie Hearn.

Ky i fundit është promoteri i vetë kampionit Anthony Joshua, si dhe i disa emrave të tjerë të njohur si Amir Kahn, Kelly Brook, Oleksader Usyk, Dillian Whyte, apo Carl Froch.

Hearn ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, ku i uron mirëseardhjen në ekipin e tij Florian Markut, që tashmë do të ketë rivalë më të vështirë në ring dhe sigurisht më tepër para në kartën e tij bankare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *