ZYRTARE: FC Ballkani vazhdon kontratën me gjashtë futbollistë

Lideri i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani ka rinovuar kontratën me gjashtë futbollistët e saj.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit të udhëhequr nga Ismet Munishi.

Suharekasit kanë vazhduar kontratën me lojtarët si Arbër Prekazi, Egzon Sinani, Albin Kapra, Kushtrim Gashi, Blend Baftiun e Edvin Kuç.

Ylli i “portokallinjve”, Blendi Baftiu ka rinovuar deri në vitin 2022, ndërsa Arbër Prekazi, Egzon Sinani dhe Albin Kapra kanë vazhduar deri në vitin 2023.

Për katër vite kanë rinovuar dy mesfushorët Edvin Kuç dhe Kushtrim Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *