Të gjithë e mbajnë mend episodin e fundjavës, teksa Granit Xhaka ndal Alioskin (Pas takimit Arsenal Leeds) për t’u zënë me lojtarët e Arsenalit. Gjithçka kishte të bënte me faktin se futbollisti shqiptar (Alioski) ishte goditur gjatë ndeshjes nga Pepe, me këtë të fundit që u ndëshkua me të kuq. Me të rënë vërshëllima e trefishtë nis sherri, me shqiptarin Xhaka që largon shokun e ekipit Tierney, për të mos u kapur me Alioskin.
Mediat serbe i kanë kushtuar një artikull këtij rasti, teksa Kurir.rs shkruan: “Provokuesi shqiptar në shtyllën e turpit, shtyn shokun e ekipit për të mbrojtur bashkatdhetarin”.
Nuk dihet se ç’lidhje ka provokimi këtu, gjithsesi në Serbi si duket ende kanë urrejtje.