Myrto Uzuni i ka realizuar Juventusit në Torino. Përballja ndaj ndaj Ferencvaros hapet keq për skuadrën e Andrea Pirlos.
Hungarezët e Ferencvaorsit e nisën më mirë takimin duke qenë agresiv dhe gjetën golin e shqiptarit që festoi si Ronaldo më pas.
“Zonja e Vjetër” vjen pas fitores së arritur në Hungari, teksa sonte e ka nisur nga stoli sulmuesi Morata. Ka edhe një tjetër rekord, sepse pas 123 vjetësh dhe 4371 ndeshjesh, për herë të parë në histori, Juventusi ka zbritur në fushë me një formacion titullar ku portieri dhe mbrojtja janë të huaj, pra me asnjë italian.
Bardhezinjtë janë aktualisht 6 pikë në grup teksa grupi ka edhe Barcelona e Dinamo Kiev, që po luajnë në Ukrainë sonte.
Gol do Myrto Uzuni ⚽#JuveFerencvaros 0-1 ?#CasaDaChampions #ChampionsLeague #UCL
— Futebol 24 Hora (@Futebol24Hora) November 24, 2020
Myrto Uzuni #JuveFerencvaros pic.twitter.com/djb6DH233z
— Faisal HQ (@iF2is) November 24, 2020