Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj reagon pas anulimit të golit në ndeshjen ndaj Dritës

Superliga e Kosovës në futboll sot ka vazhduar më javën e14-të të saj, derisa ka sjellë disa ndeshje jashtëzakonisht interesante, shkrua “Zeri.info”

Padyshim vëmendja ishte në Gjilan aty ku u ndeshën Drita dhe Feronikeli të cilat luajtën baras 1:1. Gjithsesi, kjo ndeshje u përcoll me polemika të shumta, pas disa rasteve diskutabile.

Momenti më tensionues ishte anulimi i golit të Feronikelit për pozitë jashtë loje në minutën e 74-të kur shënoi Simonovskit. Megjithatë nga përsëritjet u pa qartë se goli i Niklit ishte i rregullt dhe se gjyqtari gaboi.

Kanë qenë tifozët e Feronikelit, “Tigrat e Zi” që kanë reaguar pas këtij goli të anuluar duke cilësuar FFK-në madje edhe si mafia.

“KF Feronikeli Klubi jonë i dashur merrni masa ndaj Federates t’Futbollit tonë, sepse nese ju nuk merrni masa ne do te jemi ata qe do të marrim ndaj qdo zyrtari të federates qe futet ne stadionin tonë dhe nuk do te japmi asnjë pergjithsi.

Kemi edhe një kerkes nga ju qe keta 4 referat e sodit qe mos të pranoni që të referojnë ne ndeshjet tona më asnjehere”, kanë shkruar “Tigrat e Zi” në Facebook.

Ky postim është pëlqyer nga presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj i cili e ka shpërndarë atë duke dhënë kështu sinjale pakënaqësie në adresë të FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *