Erlind Haaland po tregon se është një nga lojtarët më të mirë të Europës. Ai realizoi 4 gola në ndeshjen e fundit të fituar kundër Hertha Berlin me rezultatin 2-5. Sulmuesi u zëvendësua nga trajneri dhe diçka e tillë nuk i ka lënë shije të mirë.
“Trajneri më pyeti pas ndeshjes nëse kisha shënuar trigolësh. Iu përgjigja: ‘Jo, realizova katër herë, kjo prej faktit që ti më zëvendësove‘. Jam akoma i zemëruar me të“, – tha duke qeshur 20-vjeçari.
Trajneri Lucien Favre e ka konfirmuar diçka të tillë pas ndeshjes. Gjithçka u tha në kuadrin e shakasë dhe tregon dhe njëherë se sa i uritur është Haaland. E ardhmja e sulmuesit me shumë mundësi do të jetë larg Dortmundit.
Erling Haaland is so good, Favre doesn’t even know how many goals he scored lmao. #BSCBVB pic.twitter.com/EM25xWZMfF
— ๒ครՇٱ 〽️ (@BastiMZR) November 21, 2020