Adnan Januzaj ka mundur shumë lehtë të kalojë te Milan gjatë afatit kalimtar të janarit.
Është gazetari Fabrico Romano që ka zbuluar arsyen e dështimit të këtij transferimi.
Sipas Romanos, shkas për mos finalizimin e këtij transferimi, kanë qenë arsyet financiare, me Milan që ka refuzuar të paguante shumën e kërkaur nga Real Sociedad.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, gjatë afatit kalimtar të janarit është kërkuar edhe nga Roma.
Kujtojmë se Januzaj për një kohë ka qenë edhe lojtar i Manchester United.