Manchester City është rikthyer te fitorja duke e mposhtur 2:0 West Ham United në ndeshjen e javës së 26-të të Premierligës.
Ndeshja e zhvilluar në ‘Etihad Stadium’ u dominua nga skuadra e Pep Guardiolas, që shënoi nga një gol në të dy pjesët.
Rodri në minutën e 30’, i dha epërsinë fillestare vendasve të Manchester Cityn.
Epërsinë në 2:0 e dyfishoi Keven De Bruyne, duke shënuar në minutën e 62’.
Me këtë fitore, Manchester City numëron 54 pikë, dhe renditet në vendin e dytë.