Chelsea ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Newcastle dhe së paku përkohësisht e ka marrë vendin e parë në renditjen e kampionatit anglez.
Ndeshja e javës së 9-të të Premier League është zhbllokuar në minutën 10-të nga një autogol i Fernandez.
Që nga debutimi i tij në shtatorin e 2014-ës, asnjë lojtar i Premier League nuk ka shënuar më shumë autogola në kampionatin anglez se Federico Fernandez.
Goli i dytë i londinezëve është shënuar nga Abraham në minutën e 65-të.
Skuadra e Lampard është ngjitur në vendin e parë me 18 pikë, ndërsa Newcastle mbetet në të 13-in me 11 pikë.