Berat Gjimshiti nuk ka mundur të nisë takimin e rëndësishëm kundër Valencias për fazën e 1/16-ve të Ligës së Kampioneve.
Mediat italiane shkruajnë se mbrojtësi shqiptar, i cili sot mbushi 27-vjeçar është dëmtuar gjatë nxehmjes në “San Siro”. Ai ishte projektuar si titullar për sfidën kundër Valencias, por trajneri Gasperini vendosi të aktivizonte në vend të tij Mattia Caldaran.
Në vijim do të mësohet dhe gjendja shëndetësore e Gjimshitit.
Fatkeqësisht, ai u dëmtua në momentin më të mirë të tij.