Në Superligën e futbollit të Kosovës, në këtë fundjavë, do të zhvillohen ndeshjet e javës së 13-të, shkruan gazeta Objektiv.
Sot zhvillohen tri, ndërsa nesër dy ndeshje.
Kampioni aktual, Drita është mysafire e Besës, ndaj së cilës synon fitore në mënyrë që të mbajë hapin me Ballkanin në luftë për kreun e renditjes.
Në dy ndeshjet tjera që zhvillohen të shtunën vendësit shihen si favoritë.
Feronikeli e Gjilani synojnë t’i arkëtojnë nga tri pikë në ballafaqimet me Arbërinë, përkatësisht Drenicën, por sigurisht që nuk do ta kenë lehtë.
Të dielën në program janë dy ndeshje, ku lideri aktual, Ballkani e pret Llapin, ndërsa Prishtina është nikoqire e Trepçës ’89.
E shtunë:
Besa – Drita 13:00
Feronikeli – Arbëria 13:00
Gjilani – Drenica 13:00
E diel:
Prishtina – Trepça ’89 13:00
Ballkani – Llapi 13:00