Kandidati për president të Barcelonës, Freixa: Që kur u largova, nuk keni fituar Ligën e Kampionëve

Freixa ishte pjesë e bordit të Josep Maria Bartomeus, por para disa viteve u largua, derisa Barcelona nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve që nga viti 2015, përcjellë lajmi.net.

Freixa në intervistë për Diario Sport, ia ka kujtuar katalunasve se nuk e kanë fituar trofeun më prestigjiozë në botë.

“Nuk marrë ndonjë medalje, por që kur u largova, Barcelona nuk ka fituar ndonjë trofe të Ligës së Kampionëve”.

“Edhe pse nuk është fituar sepse isha aty, mendoj se ishin disa gabime të Bartomeut dhe besimi i tij në drejtorët e bordit”, deklaroi ai.

Freixa është në listën e gjashtë kandidatë për postin e presidentit, por Victor Font thuhet se është favoriti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *