Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman ka dalë në konferencë për shtyp në vigjilje të ndeshjes së rëndësishme ndaj Atleticos së Madridit në “Wanda Metropolitana”, ku është pyetur kryesisht për të ardhmen e Lionel Messit.
Tekniku holandez theksoi se argjentinasi do të mbetet te Barcelona, pavarësisht zërave të fundit që e shohin atë të mërzitur me trajtimin në Kataloni, teksa foli edhe për rinovimin e kontratës së Pep Guardiolës me Manchester Cityn.
“Mendoj se Messi do të qëndrojë te Barcelona, pasi nuk e shoh dot larg këtij ekipi. Ka edhe një vit kontratë me ne, por nuk më takon mua ta bind të rinovojë. Gjithsesi besoj se do të qëndrojë. Rinovimi i Guardiolës? Nëse ai është i lumtur, atëherë më vjen mirë edhe mua që ka rinovuar. Po bën një punë shumë të mirë, në një klub ku e trajtojnë shumë mirë, ndaj rinovimi ishte një hap i pritshëm për palët”, deklaroi Koeman.