Leeds United dëshiron të nënshkruajë marrëveshje me trajnerin Steven Gerrard, raporton Football Insider.
Trajneri aktual i Leedsit, Marcelo Bielsa, ka kontratë me klubin anglez deri në fund të edicionit 2020/21, dhe si duket krerët e klubit janë të gatshëm të kontaktojnë me Gerrardin, të cilin e shohin si zëvendësues të argjentinasit.
Gerrard momentalisht është në krye të skuadrës skoceze Rangers, që në këtë edicion është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme dhe është në krye të tabelës me nëntë pikë diferencë nga rivali i përbetuar, Celtic.