Real Madridi ka konfirmuar që Sergio Ramos do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit për shkak të një lëndimi muskulor në kofshë
Mbrojtësi dhe kapiteni u lëndua gjatë ndeshjeve me Kombëtare të mërkurën në mbrëmje, kur Spanja e deklasoi Gjermaninë me rezultat 6-0 duke siguruar kështu një vend në Final Four të Ligës së Kombeve.
Klubi i tij ka konfirmuar se Ramos ka pësuar një lëndim në kofshën e këmbës së tij të djathtë.
Ky lloj i lëndimit kërkon tri javë rikuperim, që do të thotë se ai do të humbet pothuajse të gjitha ndeshjet e nëntor, përfshirë edhe udhëtimin në San Siro më 25 nëntor ku Real Madrid përballet me Interin.
Është një grup tepër i ngushtë, ku Borussia Monchengladbach është në vendin e parë me pesë pikë, pas tyre Real Madrid dhe Shakhtar Donetsk me katër, kurse në fund është Interi me vetëm dy pikë. /