Trajneri i Kombëtares Kombëtare, Edi Reja ka thënë në konferencën për shtyp se pavarësisht se shumë lojtarë të tij edhe pse nuk kanë luajtur vazhdimisht ja kanë dalë që ata të fitojnë një ndeshje të rëndësishme.
Por, Reja i ka uruar djemtë e Kombëtares për paraqitjen e tyre derisa ka thënë se ata dhanë gjithçka në fushë që të dalim përpara.
“Nëse keni parasysh lojtarët, ka shumë lojtarë që nuk luajnë as me klubet e tyre. Nuk mund të pretendoni që me këta lojtarë të luash tri ndeshje dhe të jesh mirë fizikisht, sepse e patë që ata në fund nuk ishin mirë fizikisht por bën gjithçka që të kalojë tutje”, ka thënë Reja.
Tutje ai ka thënë se Shqipëria ja ka dalë mirë në tri ndeshjet e fundit dhe se skuadra ka luajtur mirë.
“Kemi fituar tri ndeshje dhe mua me pëlqen të luajë mirë dhe ajo që na duhej tani ishte që të luajmë mirë dhe të kemi rezultate. Djemtë treguan që e duan shumë Kombëtaren dhanë shpirtin në fushë dhe luftuan shumë. Molla nuk luan me ekipin dhe u pa që shumë shpejt u lodh. Gjasula po ashtu, Memushaj që shpresoja që të luante 80 minuta por ai u lodh që në pjesën e parë. Por, ata luftuan dhe ia dolën”.
Për Rejan momentet pozitive të skuadrës ishin të rinjtë, si Kallaku, Broja, etj të cilët janë ditëlindje 2001 e që kanë luajtur mirë dhe i janë përgjigjur mirë ftesave të tyre.