Lajme të këqija për Kosovën para sfidës me Maqedonin e Veriut, lëndohet ylli i skuadrës

Basel ka konfirmuar se lojtari i tyre, Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes së djeshme.

Klubi zviceran ka shtuar më tej se ai nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme kundër Apoel Nicosia, në kuadër të Ligës së Evropës.

Sipas Basel, Zhegrova ka pësuar një lëndim të lehtë në kofshën e majtë dhe nuk ka arsye për t’u shqetësuar, duke i uruar shërim sa më të shpejtë, përcjell lajmi.net.

20-vjeçari padyshim që është shndërruar në pikën kyçe të kampionit të shumëfishtë zviceran në këtë sezon.

Ai pritet gjithashtu ta ndihmojë Kosovën në kualifikimet për Euro 2020 të ‘play-off’ të Ligës së Kombeve, më 26 mars kundër Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *