Klubit me renome në futbollin e Kosovës, Vëllaznimit të Gjakovës assesi t’i ndahen lajmet e këqija.
Pas largimit të donatorit Shkëlzen Gashi, së fundmi nga skuadra është larguar edhe trajneri Ekrem Radoniqi, i cili ka dhënë dorëheqje.
Vëllaznimi po përballet me krizë të madhe financiare dhe po rrezikon shuarjen.
“Kryetrajneri Ekrem Radoniqi ka dhënë dorëheqje nga shefi i shtabit teknik.
Radoniqi këtë dorëheqje e bëri për shkak të rezultateve të dobëta dhe gjendjes aktuale të klubit. KF Vëllaznimi falënderon z.Ekrem Radoniqi për kontributin e dhënë deri më tani, për profesionalizmin e tij dhe sjellet e tij. Stërvitjet kanë filluar nga dje me 16.11.2020 dhe janë duke vazhduar edhe sot me ndihmës-trajnerët. Luan Tabakun dhe Dahim Xhepa”, shkruhet në njoftimin e klubit “kuqezi”.
Vëllaznimi në këtë edicion garon në Ligën e Parë.
Kjo skuadër pas xhiros së 10-të në Grupin A, ndodhet e fundit në tabelë me tetë pikë të grumbulluara.