Kosova sot ka zhvilluar stërvitjen e parafundit para ndeshjes kundër Moldavisë e cila zhvillohet të Mërkurën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Një numër i vogël i lojtarëve mori pjesë në këtë stërvitje për shkak të numrit të madh të të lënduarve.
Këtë seancë stërvitore nga afër e ka ndjekur edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Ndryshe, Kosova po kalon nëpër një periudhë shumë negative sa i përket rezultateve ku ka kaluar më shumë se një vit që nuk e ka shijuar fitore.
Fitorja ndaj Moldavisë është shumë e nevojshme për të shmangur rënien në Ligën D.